Marku: Kastrioti është kundërshtari i fortë, por Vllaznia do fitoren

Marku: Kastrioti është kundërshtari i fortë, por Vllaznia do fitoren

16:45, 23/01/2021

Në konferencën për shtyp të Vllaznisë, para sfidës me Kastriotin, në krah të trajnerit Brdaric u shfaq edhe mesfushori Herald Marku i cili është shprehur:

Është një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari të fortë. Kam qenë pjesë e Kastriotit, kam shumë respekt për klubin dhe drejtuesit, se më kanë mbështetur. Por, nesër futemi për të bërë mirë e marrë fitoren. Po kalojmë një gjendje të mirë në fushë e jashtë saj. Kemi atmosferë të mirë, që mbizotëron, ndaj duhet ta mbajmë këtë ritëm.”

Uroj të jetë fati im nesër. Nëse shënoj do të ishte një kënaqësi, edhe pse nuk do të festoj në shenjë respekti për Kastrioti.”

9 pikë diferencë na bëjnë të ndihemi komodë, është diferencë e kënaqshme. Ne i marrim kapitujt me radhë, duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, të bëjmë atë që dimë më mirë. Rivali? Rivali më i fortë është Vllaznia, se ne po bëjmë më mirë. Duhet të tregojmë vazhdimësi. Nuk dua të jap një emër, se të gjithë janë të fortë, por besoj te forca jonë, se mund të arrijmë diçka.”

Ne nuk kemi thënë në fillim të sezonit që jemi për mbijetesë, por për Kupat e Europës. Çdo rezultat pozitiv përtej kësaj e presim me krahë hapur. Nuk kemi trysni, jemi brenda objektivave dhe jemi në rregull. Luajmë në fushën tonë nesër, ndaj një kundërshtari të vështirë, duhet patjetër fitore. Mendoj se jemi i vetmi ekip, që kemi marrë pikët e plota me të ashtuquajturat “të vogla”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco