Superiore/ Përfundon pa gola pjesa e parë e derbit Partizani - Tirana

Superiore/ Përfundon pa gola pjesa e parë e derbit Partizani - Tirana

18:58, 21/01/2021

Ka përfunduar në barazim pa gola në “Elbasan Arena” pjesa e parë e derbit mes Partizanit dhe Tiranës, takim i vlefshëm për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Skuadrat kanë krijuar disa raste të pastra për shënim në 45 minutat e para, por portierët respektiv kanë qenë në gadishëmri duke evituar golat.

Sfida nisi mjaft vrrullshëm, me bardheblut që ishin pranë golit me Seferin pas 29 sekondash lojë. “Të kuqtë u kundërpërgjigjën me Jasir Asanin dhe William Crodeiron, të cilët patën mundësi të kalonin skuadrën e tyre në avantazh.

Fillimisht ishte Asani që rrezikoi portën e bardhebluve, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë (minuta, 18). Një minutë me pas, ishte Crodeiro që provoi me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone, por topi u ndal nga portieri Bekaj.

Në minutën e 36’ ishte sërish futbollisti nga Kumanova, taulant Seferi që rrezikoi portën e Partizanit. Sulmuesi shmang bukur portierin Hoxha, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

Një minuta pas rastit të Seferit, Partizani kundërsulmon, me Crodeiron që shfaqet i vetëm me portierin Bekaj, gjuan menjëherë, me topin që shkon mbi traun e portës, por të kuqtë duan penallti për ndërhyrjen e portierin ndaj brazilianit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco