VIDEO/ Gol shqiptar në Rumani, Fili dhe Papa i dhurojnë fitoren Botosanit

VIDEO/ Gol shqiptar në Rumani, Fili dhe Papa i dhurojnë fitoren Botosanit

19:36, 19/01/2021

Gol i gjithi shqiptar në kampionatin rumun. Realdo Fili i dha fitoren Botosanit në transfertën ndaj Poli Iasi falë një finalizimi në minutën e 89-të falë asistit që mori nga shqiptari tjetër që luan me Botosanin, Enriko Papa. Dikur të dy këta futbollistë, luanin në Kategorinë Superiore, ndërsa tashmë arrin të lënë shenjë duke u bërë protagonist në futbollin rumun. Gjithçka ishte meritë e Filit të aktivizuar si zëvendësues në minutën e 80-të.

Sulmuesi, pas një harkimi të Papës nga e djathta, u tregua i aftë në shtyllën e dytë të dërgonte sferën në rrjetë. Një gol i shënuar në minutën e 89 që nuk i dha kohë kundërshtarëve të reagonin dhe siguroi fitoren për Botosanin duke kthyer Filin protagonist në një edicion ku për fat të keq nuk është aktivizuar aq sa shpresonte sulmuesi shqiptar.

Pas këtij goli i dyti për Filin në këtë sezon të kampionatit rumun pas atij ndaj Cluj në tetor, ish-sulmuesi i Partizanit mund të ketë më shumë minuta në këmbë, ndërkohë që Botosani me këtë sukses u ngjit në vendin e 8-të të renditjes me 21 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco