FOTO/ Partizani jep njoftimin e rëndësishëm para derbit me Tiranën

FOTO/ Partizani jep njoftimin e rëndësishëm para derbit me Tiranën

19:08, 19/01/2021

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi i Partizanit njofton se ka përfunduar dënimi i Erald Çinarit.

FIFA ka miratuar kërkesën e klubit të kuq për aktivizimin e Çinarit, i cili tashmë mund të luajë me skuadrën e Ilir Dajës, madje që në derbin e së enjtes me Tiranën.

FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Partizanit.

Image 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco