Teuta zyrtarizon transfertën e brazilianit

Teuta zyrtarizon transfertën e brazilianit

10:21, 19/01/2021

Pas sulmuesit veteran, Sabino Plaku, Teuta nuk ndalet në merkato pasi kryen me sukses një tjetër transferim.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor, Jackson Ferreira Silveiro i cili është një njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi ka luajtur më herët me fanellën e Luftëtarit të Gjirokastrës.

Së fundi Ferreira ka qenë pjesë e Gjilanit ne Superligën e Kosovës, ndërsa sot firmosi një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit me Teutën dhe bëri edhe prezantimin zyrtar në ambientet e klubit durrsak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco