Liverpool-Manchester United, formacionet zyrtare/ Klopp i beson Xherdan Shaqirit

Liverpool-Manchester United, formacionet zyrtare/ Klopp i beson Xherdan Shaqirit

17:19, 17/01/2021

Do të startojë në 17:30 supersfida e Premier Ligës mes Liverpoolit dhe Manchester United, një përballje që ka dhuruar gjithmonë spektakël.

Ky takim është i vlefshme për javën e 18-të të kampionatit, teksa diferenca e pikëve mes këtyre dy skuadrave është vetëm 3 pikë.

Kryesojnë “djajtë e kuq”, të ndjekur nga Leicesteri, ndërkohë që Liverpooli është i pozicionuar përkohësisht në vendin e tretë.

Skuadra e Jurgen Klopp vjen në këtë takim pas 2 barazimesh dhe një humbje në 3 ndeshjet e fundit, ndërkohë që Manchester United ka siguruar 3 fitore.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy prezenca nga minuta e parë e futbollistit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili do të formojë treshen e mesfushës së bashku me Alcantara dhe Wijnaldum.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco