Vllaznia nuk njeh rival, 'shtyp' edhe Kukësin

Vllaznia nuk njeh rival, 'shtyp' edhe Kukësin

20:02, 15/01/2021

Vllaznia nuk njeh rival në kampionat! Shkodranët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Në 45 minutat e para skuadrat u treguan mjaft të kujdesshme, duke mos prodhuar shumë raste shënimi. Ndërsa në pjesën e dytë, ekipet u futën vrrullshëm në fushë, duke tentuar disa herë portën kundërshtare.

Goli për shkodranët do të vinte në minutën e 58-të të takimit. Ishte sulmuesi Arlind Kalaja, ai që me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Brdariç, duke zhytur kështu në krizë të thellë rezultatesh Kukësin. Për verilindorët e Hallaçit kjo ishte humbja e katërt radhazi në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa për shkodranët kjo ishte fitorja e 10 në kampionat, duke marshuar në rrugën drejt titullit kampion.

 

Klasifikimi:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco