Polemika për golin e Lukakut, Fiorentina publikon pamjet ku shihet shenja e…

Polemika për golin e Lukakut, Fiorentina publikon pamjet ku shihet shenja e…

20:42, 13/01/2021

Fiorentina u eliminua nga Kupa e Italisë, pas 120 minutave lojë, duke u mposhtur me rezultatin 2-1 nga Interi.

Pasi koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 1-1, një gol i Romelu Lukakut në minutën e 119’, i dha Interit kualifikimin më tej. Megjithatë te skuadra nga Firence, ndihen të vjedhur pasi pretendojnë për një faull të belgut ndaj mbrojtësit Martinez Kuarta.

Madje mediat pranë klubit vjollcë kanë publikuar edhe një foto, ku shihet një shenjë gërvishtje në qafën e mbrojtësit Kuarta, ndaj të cilit pretendohej goditje dënimi te goli i fitores për Interin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco