Ish-mbrojtësi i Barcelonës merr drejtimin e skuadrës spanjolle

Ish-mbrojtësi i Barcelonës merr drejtimin e skuadrës spanjolle

09:10, 13/01/2021

Abelardo Fernandez kthehet në stadiumin “Mendizorroza”. Asturiani u konfirmua si trajneri i ri i Alavas, ku zëvendësoi Pablo Machin.

Kjo është faza e dytë e ish-mbrojtësit të Barcelonës në stolin e kësaj skuadre.

Konkretisht, Alaves është klasifikuar në vendin e 16-të, me 18 pikë, pas 18 raundesh, një pozicion që konsiderohet i vështirë për sigurimin e mbijetesës.

Abelardo, 50 vjeç, arriti tek Alaves një vit e gjysmë pasi u largua në fund të sezonit 2018-2019.

Në këtë kohë ai ka stërvitur Espanyolin, ku u përjashtua disa javë para se ekipi të zbriste në të dytën me Rufeten në stol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco