Pogba në ‘ankand’, Manchester United vë çmimin fillestar 75 milionë euro

Pogba në ‘ankand’, Manchester United vë çmimin fillestar 75 milionë euro

15:53, 12/01/2021

Paul Pogba vazhdon të ëndërrojë për Real Madridin. Diçka që nuk është e pazakontë, sepse mesfushori francez i Manchester United është një nga kërkesat që Zidane ka bërë gjithmonë për të përforcuar “Los Blancos”.

27-vjeçari është objektiv i Zidane, por jo domosdoshmërish për klubin, që kurrë nuk e ka parë të qartë nënshkrimin e tij.

Tani, Pogba, me një kontratë deri në vitin 2022 me United, është në merkato, sepse “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta shesin atë në verën e këtij viti dhe të rikuperojë një pjesë të 105 milionëve që paguan në vitin 2016.

Çmimi fillestar i Pogbasë është 75 milionë euro, sipas “Daily Express”, që thekson se Real Madridi dhe PSG janë dy skuadrat më të interesuara për nënshkrimin e tij.

Ashtu si Zidane, Pochettino gjithashtu dëshiron që lojtari francez të përforcojë mesfushën e skuadrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco