Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Presidenti i Atalantës: Reali është historia e futbollit, do jetë një përvojë e jashtëzakonshme

Presidenti i Atalantës: Reali është historia e futbollit, do jetë një përvojë e jashtëzakonshme

15:08, 14/12/2020

Presidenti i Atalantës, Antonio Perkasi, e konsideron një nder të madh faktin që skuadra e tij do të përballet me Real Madridin në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Pas përfundimit të shortit në Nion të Zvicrës, presidenti i klubit bergamesk shprehu krenari që ekipi i tij kalon fazën e grupeve në dy sezonet e para të Atalantës në Ligën e Kampioneve.

Reali është një ekip fantastik, ata janë historia e futbollit botëror. Do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për ne që do të kemi një ndeshje të klasit botëror. Është nder për ne të luajmë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve. E rëndësishme është që ne po rritemi. Duam të bëjmë një paraqitje të mirë kur përballemi me këto ekipe. Urojmë që programi të shpërblehet me rezultate”, deklaroi presidenti i Atalantës, Antonio Perkasi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco