Duka shpall objektivin e kuqezinjve dhe dëshirën e madhe: Do ishte bukur një fitore në ‘Wembley’

Duka shpall objektivin e kuqezinjve dhe dëshirën e madhe: Do ishte bukur një fitore në ‘Wembley’

21:17, 07/12/2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, reagoi pas shortit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ku kuqezinjtë kanë rënë në grup me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Kreu i FSHF-së sheh si objektiv real vendin e tretë, por nuk fsheh dëshirën për “play-off’ apo për të arritur një rezultat historik në mitikun “Wemlbey” ndaj Anglisë.

“Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë.

Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare.

Do të ishte e bukur një fitore në “Wembly”. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin.

Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon.

Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojmë play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”, shkruan Duka në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco