Ja kur do t’i luajë kombëtarja ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit

Ja kur do t’i luajë kombëtarja ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit

18:55, 07/12/2020

Shqipëria ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2020”, në shortin e hedhur pasditen e sotme në Zyrih të Zvicrës.

Në një ceremoni ndryshe nga të zakonshmet, kjo për shkak të pandemisë së Koronavirusit, 55 skuadrat e zonës europiane kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Shqipëria do të jetë në Grupin I, një grup me 6 skuadra.

Kundërshtarët e Kombëtares kuqezi do të jenë Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino.

Me të gjithë rivalët e këtij grupi skuadra jonë është përballur më parë.

Fushata eliminatore fillon në mars dhe përmbyllet në muajin nëntor 2021

Kalendari

Ndeshja e parë: 24-25 mars 2021

Ndeshja e dytë: 27-28 mars 2021

Ndeshja e tretë: 30-31 mars 2021

Ndeshja e katërt: 1-2 shtator 2021

Ndeshja e pestë: 4-5 shtator 2021

Ndeshja e gjashtë: 7-8 shtator 2021

Ndeshja e shtatë: 8-9 tetor 2021

Ndeshja e tetë: 11-12 tetor 2021

Ndeshja e nëntë: 11-13 nëntor 2021

Ndeshja e dhjetë: 14-16 nëntor 2021

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco