FOTO/ Përflitet për një rikthim te Tirana, Ngo shihet në kryeqytet në shoqërinë e Noizyt

FOTO/ Përflitet për një rikthim te Tirana, Ngo shihet në kryeqytet në shoqërinë e Noizyt

16:35, 04/12/2020

Michael Ngo ka mbërritur në Shqipëri. Sulmuesi anglez përflitet për një rikthim te klub i Tiranës dhe vizita e tij në vendin tonë lidhet me këtë çështje.

Është këngëtari i njohur, Noizy, që ka zbuluar praninë e Ngo në Shqipëri, përmes një postimi në Instastory. Dyshja shihet së bashku duke u argëtuar me PlayStation. Teksa sot, Tirana luan derbin kundër Partizanit, Ngoo shijon futbollin përmes ekranit. Pritet me interes të shihet nëse ai do të jetë në “Air Albania Stadium” për të ndjekur ose jo sfidën që do të luhet në orën 18:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco