Ish-trajneri Argjentinës zbulon bisedën me Maradonën: Kishte frikë mos...

Ish-trajneri Argjentinës zbulon bisedën me Maradonën: Kishte frikë mos...

17:52, 03/12/2020

Ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, Cesar Menotti ka shprehur keqardhjen maksimale për ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradonës. Në një rrëfim emocionues  për “La Repubblica”, Menotti tregon se kush ishte “El Pibe de Oro” për të.

“Jam i zhytur në dhimbje, ndihem sikur jam mbuluar me m*t. Në kaluarën e prisja vdekjen e tij, nuk do të isha surprizuar më parë, por tani jam shokuar totalisht. Vdiq i braktisur, një çmenduri dhe kjo është dhimbja më e madhe. Ia pinë gjakun. Diego është i pavdekshëm, por jo një Zot.

Ai nuk ishte një shembull moral, madje nuk dëshironte të ishte i tillë. Nuk ishte një lider, nuk më pëlqen fare kjo fjalë. Diego ishte një shok skuadre, ai ishte vetë skuadra, kur kishte të në ekip luaje me 12 futbollistë, ishte më i miri. Pasi u skualifikua për doping më tha: unë jam i detyruar të mos jem i lumtur. Ai ndihej i lumtur vetëm në fushën e blertë.

Mendoj se kishte frikë mos njerëzit nuk e donin më, por kjo ishte e pamundur. Unë i thoja: ti ke gjithçka, je Maradona dhe je babai i vajzave bukuroshe. Ankthi i tij ishte i pakontrollueshëm. Dikush ka thënë që ishte njësoj sikur çdo ditë të mendonte se duhej t’u shënonte një gol anglezëve. Një dënim!“, deklaron trajneri i famshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco