Borussia e Dortmundit tronditet nga dëmtimi i Erling Haaland

Borussia e Dortmundit tronditet nga dëmtimi i Erling Haaland

13:19, 03/12/2020

Borussia e Dortmundit ka humbur lojtarin e tyre më të mirë, Erling Haaland.

Norvegjezi ka qenë i ftuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lazios, por pak minuta para takimit u bë i ditur se ai nuk do të paraqitet për shkak dëmtimi.

Sipas informacioneve të para nga Gjermania, Haaland nuk do të paraqitet deri në fund të këtij viti.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin verdhezi, sepse 20-vjeçari Haaland ka shënuar 17 gola në 14 ndeshje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco