FOTO skandaloze: Pozon me trupin e Maradonës, pushohet nga puna

FOTO skandaloze: Pozon me trupin e Maradonës, pushohet nga puna

20:45, 26/11/2020

BILD

Kjo foto është e tmerrshme.

Teksa e gjithë Argjentina po vajton legjendën e futbollit, Diego Maradona, punonjësi i një agjencie funerale duket se e ka humbur komplet respektin dhe sjelljen njerëzore.

Televizioni argjentinas, Todo Noticias ka publikuar një foto, ku një punonjës i agjencisë funerale pozon pranë trupit të Maradonës.

Ndërsa dora e tij e djathtë është në ballin e Maradonës, ai tregon me gishtin e madh të dorës së majtë. Çfarë po përpiqet që të tregojë ai? Kjo mbetet e hapur...

Një gjë është e qartë, kjo foto ka tronditur familjen e Maradonës dhe këdo që vajton për atë që shumë e konsiderojnë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Fansat janë të tërbuar në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Diego Molina, emri i personit në fjalë, është pushuar nga puna. Përveç kësaj, thuhet se Molina i ka kërkuar falje familjes së Maradonës. Por a është ngushëlluese kjo? Me siguri jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco