Mesfushori i Interit shërohet nga COVID-19

Mesfushori i Interit shërohet nga COVID-19

18:13, 26/11/2020

Vetëm disa orë pas humbjes në shtëpi ndaj Realit të Madridit, Antonio Conte ka marrë një lajm të mirë, pasi mesfushori kroat Marcelo Brozovic ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit dhe mund t’i bashkohet menjëherë skuadrës.

Zikaltrit kanë kompromentuar totalisht rrugëtimin e tyre në Champions dhe tani vetëm një mrekulli mund t’i kualifikojë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa të shtunën në orën 15:00 i pret një transfertë shumë e rëndësishme në kampionat.

Bëhet fjalë për ndeshjen në “Mapei Stadium” ndaj Sassuolos, skuadrës së vendit të dytë të kampionatit dhe Conte mund të llogarisë edhe mesfushorin kroat për këtë ndeshje, pasi freskia fizike e tij mund të jetë një armë më shumë.

Brozovic rezultoi pozitiv gjatë grumbullimit me kombëtaren kroate dhe u rikthye menjëherë në Milano, ku kaloi periudhën e izolimit në shtëpinë e tij, ndërsa sot ka kryer seancën e parë stërvitore në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco