Partizani merr fitoren e parë në kampionat, Daja nuk kënaqet: Ka vend për përmirësim

Partizani merr fitoren e parë në kampionat, Daja nuk kënaqet: Ka vend për përmirësim

16:55, 08/11/2020

Ilir Daja mori suksesin e parë në pankinën e Partizanit në Superiore dhe e bëri këtë ndaj një kundërshtari si Kukësi (2-0).

Megjithatë tekniku i “të kuqve” theksoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe shumë aspekte të lojës për të përmirësuar.

A ka vend për përmirësim, pas një fitoreje të tillë?

Sigurisht që ka vend për përmirësim dhe madje për shumë përmirësim. E nisim shumë keq ndeshjen dhe këtë gabim e përsëritëm edhe sot, por pasi të kalojmë edhe ndeshjen e Kupës të enjten, do të punojmë shumë në këtë aspekt. Megjithatë më pëlqen që skuadra reagon dhe këtë e bëri edhe javën e kaluar ndaj Kastriotit, kur kërkuam golin pasi pësuam.

Solomon u pa shumë në formë sot…

Në pjesën e dytë ka bërë mirë i gjithë ekipi, por veçanërisht pjesa e sipërme e skuadrës, pasi edhe Bardhi e Mala kishin detyra që të mbronin duke bërë presing lart. Kemi problem me organizimin e lojës nga poshtë, ku edhe sot gabuam shumë, por na del punë neve stafit që të përmirësojmë ekipin.

Pati edhe një penallti të mohuar padrejtësisht ndaj jush…

E vërtetë që do të isha shumë i acaruar nëse nuk do të kishim fituar, por gjithsesi unë jam i qetë, sepse morëm tre pikët, por kemi ende shumë punë për të bërë. Nesër do të jem në analizë me ekipin për të parë problemet që na dolën në gjysmën e parë të pjesës së parë të ndeshjes sot.

A është e drejtë që të krijohen kaq shumë pritshmëri ndaj jush personalisht?

Duke qenë se merkatoja ka qenë e bllokuar, njerëzit nuk janë marrë me lojtarët, por me stafin. Megjithatë është e qartë që në fushë shkojnë lojtarët dhe pavarësisht rëndësisë së stafit të trajnerëve, nuk mund të fitojmë të vetëm.

A ka një plan përforcimesh për merkaton e janarit?

Nuk është mirë që ne të mendojmë për merkaton e janarit, por të përqendrohemi te grupi që kemi aktualisht. Skuadra aktuale do të jetë deri në fund të sezonit te Partizani, edhe nëse na hapet merkatoja, por këtë t’ia lëmë janarit. Gjithsesi është e qartë që do të ishte mirë të përforcoheshim disi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco