Formacionet zyrtare/ Rijeka - Napoli, Gattuso merr vendimin e papritur për Hysajn

Formacionet zyrtare/ Rijeka - Napoli, Gattuso merr vendimin e papritur për Hysajn

18:14, 05/11/2020

Në kuadër të fazës së grupeve në Europa League, Napoli ka udhëtuar për në Kroaci për t’u përballur me Rijekën.

Tashmë, skuadrat kanë publikuar dhe formacionet me të cilat do të përballen në këtë duel. Ajo që bie në sy tek italianët, është lënia jashtë e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj nga trajneri Gennaro Gattuso.

Vendim disi i papritur ky, duke marrë parasysh që Hysaj është aktivizuar në ndeshjet e tjera. Mirëpo, ky vendim i Gatussos mund të lidhet edhe me çështjen e kontratës së futbollisti shkodran.

Agjenti i Hysajt, Mari Giufredi është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se bisedimet me Napolin, për çështjen e rinovimit të kontratës kanë ngecur dhe se futbollisti pas 2 muajve mund të largohet në një ekip tjetër.

Formacionet zyrtare:

Image

Zëvendësuesit:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco