Pioli: Ibra është autoritar, nuk ndërhyj kur flet...

Pioli: Ibra është autoritar, nuk ndërhyj kur flet...

16:41, 05/11/2020

Me paraqitjet e zhvilluara, Milani i këtij sezoni ka treguar se është një ndër pretendentët  për të fituar Serie-A.

Kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjë takim deri më tani, teksa ndodhen në vendin e parë në kampionatin italian. Padyshim që një ndër lojtarët më të dalluar tek milanezët, është Zlatan Ibrahimovic, i cili po tregon se është lideri i skuadrës.

Image

Në prag të ndeshjes me Lyon në Europa League, trajneri i Milanit,Stefano Pioli, ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku ndër të tjera ka folur edhe për sulmuesin suedez, teksa thekson se ai nuk ndërhyn në momentin kur suedezi iu flet në mënyrë autoritare shokëve të skuadrës pasi e di që e bën për të mirën e tyre.

“Nuk kam pasur ndonjëherë probleme me lojtarë të këtij niveli siç është Ibra. Unë e di që kur ai ndërhyn duke folur në mënyrë autoritare para shokëve të skuadrës, nuk e bën se është mëndjemadh, por e bën për të mirën e ekipit. Në këto raste, unë e lej atë të vazhdoj, nuk ndërhyj. Është e mirë për shokët e skuadrës. Është e lehtë dhe shumë bukur të punosh me kampionë të atij kalibri, sepse ata kanë një dedikim të madh brenda dhe jashtë fushës”, u shpreh Pioli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco