FOTO/ Uzuni bën ëndrrën realitet, sulmuesi beratas debuton në Ligën e Kampioneve

FOTO/ Uzuni bën ëndrrën realitet, sulmuesi beratas debuton në Ligën e Kampioneve

22:43, 04/11/2020

Myrto Uzuni ka bërë ëndrrën e tij realitet. Sulmuesi beratas ka debutuar mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampioneve me skuadrën e Ferencvarosh në ndeshjen ndaj Juventus. 25 vjeçari u fut në fushën e lojës në minutën 80-të, në vend të Oleksandr Zubkov.

Edhe pse skuadra e tij po humbet me rezultatin e thellë 0-4 kundër bardhezinjëve, kjo është një arritje për Uzunin në aspektin personal, i cili arriti të mposhtë koronavirus dhe na surprizoi, duke marrë pjesë në këtë takim.

Kujtojmë që Uzuni pak kohë më parë ka qenë shprehur si idhulli i tij është Cristiano Ronaldo, të cilin tashmë e kishte përballë si kundërshtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco