Zidane kërkon largimin e dy emrave të njohur nga Reali

Zidane kërkon largimin e dy emrave të njohur nga Reali

15:14, 30/10/2020

Mesfushori i Realit, Isco nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane dhe në ‘El Clasico’ kamerat filmuan atë duke u ankuar nga stoli rezervë.

Zidane ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e tij në janar, teksa kërkoi edhe largimin e Marcelos, për të mbajtur atmosferën e mirë në dhomat e zhveshjes.

Por, sipas informacioneve të vijnë nga Spanja, Isco nuk dëshiron të largohet në janar, duke preferuar të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Isco është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, ndërsa kohët e fundit po përflitet për një kalim të mundëshëm tek Juventusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco