Nuk do që ta humbë ‘xhevahirin’, Interi i vendos mbi tavolinë kontratën e re!

Nuk do që ta humbë ‘xhevahirin’, Interi i vendos mbi tavolinë kontratën e re!

14:53, 30/10/2020

Interi është i gatshëm të zgjasë kontratën me mbrojtësin Alessandro Bastoni.

Marrëveshja aktuale midis qendërmbrojtësit italian dhe gjigantëve të Serie A skadon në 2023, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, Nerazzurrët duan t’i ofrojnë atij një kontratë të re.

Manchester City është i interesuar në italianin dhe Interi dëshiron të mbajë nën kontroll “xhevahirin” e tyre duke i ofruar atij rinovimin.

Bastoni momentalisht fiton 1.5 milion euro në sezon dhe drejtues të Interit janë të gatshëm ta dyfishojnë pagën.

Ai u bashkua me Nerazzurrët nga Atalanta në vitin 2017 për 31 milionë euro, ndërsa ka zhvilluar 5 paraqitje me Interin këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco