Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

VIDEO/ Bayern Munchen triumfon në transfertën e Moskës

VIDEO/ Bayern Munchen triumfon në transfertën e Moskës

21:04, 27/10/2020

Ka përfunduar sfida e dytë e Grupit A të Champions League mes Lokomotivës së Moskës dhe Bayern Munchen, shkruan Syri.net.

Bavarezët sigurojnë fitoren e dytë, pas asaj me Atletico Madridin, të cilën e mundën thellë 4-0.

Në transfertën ruse, të besuarit e Hansi Flick fituan 2-1, duke regjistruar 13 ndeshje pa humbje në Champions.

Kampionët në fuqi të Europës e mbyllin pjesën e parë në avantazhin e një goli, ku në minutën e 13-të shënoi Goretzka.

Vendësit barazuan në të 70’ me Miranchuk, por përkohësisht, pasi Kimich me një supergol (79’) i jep fitoren gjermanëve.

Bayerni shkëputet i vetëm nënkrye të grupit me 6 pikë pas dy ndeshjesh, ndërsa lokomotiva mbetet me 1 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco