FOTO/ Nota dhe statistikat e Marash Kumbullës në Milan-Roma

FOTO/ Nota dhe statistikat e Marash Kumbullës në Milan-Roma

23:28, 26/10/2020

Marash Kumbulla është futbollisti më i mirë shqiptar i momentit.

Pasi i dha fitoren Romës të enjten e kaluar në Ligën e Europës, futbollisti 20-vjeçar i dha një pikë të vyer verdhekuqve në “San Siro” përballë Milanit, i cili ishte vetëm 6 minuta larg fitores.

Edhe pse e pati të vështirë të përballej me sulmin elitar të “Djallit”, djaloshi kuqezi tregoi maturi, vendosmëri dhe përkushtim maksimal ndaj ekipit të Stefano Piolit, i cili mbetet akoma i pamposhtur prej 22 ndeshjesh radhazi.

Për paraqitjen e sotme në fushë ndaj kryesuesve të kampionatit italian, Kumbulla u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7.2, ku rritja në vlerësim erdhi pas golit shpëtues për Romën në minutën e 84-t.

Megjithatë, ndaj Milanit, Kumbulla u paraqit në mënyrë dinjitoze.

Ai kreu 4 spastrime të topit nga zona, fitoi 4 nga 5 duelet në fushë dhe 2 nga 4 në ajër.

Nga ana tjetër, mbrojtësi shqiptar kreu 1 ndërhyrje të saktë ndaj rivalit, ndërsa realizoi saktë 84% të pasimeve.

Kumbulla u tregua i kujdesshëm në fushë ndaj kundërshtarit duke shkaktuar vetëm një faull.

Brenda pak ditëve, Marash Kumbulla është kthyer në figurën më të preferuar të Romës.

Statistikat e Kumbullës sipas “Sofa Score”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco