FOTO/ Grumbullohen kombëtaret e moshave, lista e lojtarëve U-17 dhe U-15

FOTO/ Grumbullohen kombëtaret e moshave, lista e lojtarëve U-17 dhe U-15

16:37, 26/10/2020

Dy kombëtaret shqiptare të moshave U-17 dhe U-15 kanë nisur këtë të hënë një grumbullim që do të zgjasë për 4 ditë me qëllim që të vëzhgohen nga afër lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave.

Me Shqipërinë U-17, tekniku Elvin Beqiri ka grumbulluar 24 futbollistë të cilët aktivizohen në akademitë e vendit tonë së bashku me mesfushorin Butrint Ahmeti, i cili vjen nga skuadra e 2 Korrikut, Prishtinë.

Image

Armand Dama, trajneri i kombëtares U-15 për këtë grumbullim ka afruar në skuadrën përfaqësuese 23 futbollistë. Lojtarët aktivizohen të gjithë në Shqipëri.

Image

Të dyja skuadrat përfaqësuese janë grumbulluar në kompleksin Tropikal në Durrës, dhe do të zhvillojnë këto ndeshje testuese sipas programit më poshtë:

Ditë e mërkurë, 28 tetor 2020 në kompleksin “Tropikal” ora 11:00

U-17 do të zhvillojë ndeshje ndaj kombëtares U-18 që do të grumbullohet vetëm për këtë testuese.

U-15 do të zhvillojë ndeshje po ditën e mërkurë ndaj kombëtares

U-16, që e cila grumbullohet vetëm për këtë miqësore.

Ditë e enjte, 29 tetor 2020 në “Olympic Park Durrës” ora 15:30

U-17 do të zhvillojë një ndeshje ndaj skuadrës U-19 të akademisë “Shqiponjat”

U-15 do të zhvillojë miqësore ndaj skuadrës U-17 të skuadrës U-17 të akademisë “Shqiponjat”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco