Evertoni i Ancelottit pëson humbjen e parë në Premierligë

Evertoni i Ancelottit pëson humbjen e parë në Premierligë

17:42, 25/10/2020

Evertoni pëson humbjen e parë në kampionat, teksa është mposhtur në transfertë nga Sauthemptoni me rezultatin e pastër 2-0.

Të besuarit e Ancelottit nuk ishin në një ditë të mirë, teksa kjo u pa në fushë, ku ndryshe nga herët e tjera, krijuan shumë pak për të gjetur golin.

Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, ku realizuan Ward-Prouse në minutën e 27-të dhe Adams në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i Evertonit, u bë gjithçka më e vështirë për ta, ku në minutën e 72-të, Dinje u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë, duke mos pasur shumë raste për të shënuar.

Më këtë humbje Evertoni mbetet në vendin e parë, me 13 pikë, po aq sa Liverpooli, ndërsa Southampton shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco