Rinovimi i katër lojtarëve sjell përçarje te Barcelona

Rinovimi i katër lojtarëve sjell përçarje te Barcelona

17:41, 21/10/2020

Natën e kaluar, Barcelona njoftoi rinovimin e kontratës së Gerard Pique, Clement Lenglet, Marc-Andre Ter Stegen dhe Frenkie De Jong .

Një njoftim që i befasoi të gjithë në dhomat e zhveshjes së klubit katalan. Për kujtesë, shumica e lojtarëve të skuadrës blaugrane kanë nënshkruar dhe i kanë dërguar një dokument drejtuesve të tyre, duke kundërshtuar shkurtimin e pagave të kërkuar nga Presidenti Josep Maria Bartomeu. Këto ngjarje i kanë bërë mediat spanjolle të flasin.

“Deportes Cuatro” dhe “Marca” tregojnë se ndarjet e grupeve kanë filluar brenda dhomave të zhveshjes. Uniteti i grupit është prishur, pasi mësuan për rinovimin e katër lojtarëve. Qartë, 4 lojtarët në fjalë kritikohen për privilegjimin e situatës së tyre personale në interes të grupit. Një situatë më shumë se delikate për klubin katalanas ditët e të cilit nuk duket se janë të mira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco