Kryqe dhe kokë derri në fushë, kërcënohet klubi italian

Kryqe dhe kokë derri në fushë, kërcënohet klubi italian

15:37, 21/10/2020

Skuadra e njohur italiane, Livorno, ka marrë një kërcënim të hapur ditën e sotme, nga persona ende të paidentifikuar.

Mëngjesin e sotëm në stadiumin e skuadrës italiane janë gjetur 3 kryqe dhe një kokë derri në fushë.

Një kërcënim i hapur ky në drejtim të klubit. Gjithashtu është gjetur edhe një banderolë ku shkruhej: “Ju do paguani gjithçka, madje do paguani shtrenjtë”.

Një skandal i madh ky, ku kërcënohet klubi, ndërkohë që policia po punon për të zbuluar autorët që e bënë këtë veprim gjatë natës.

Sipas informacioneve të fundit, e gjitha lidhet me ndryshimin e pronësisë të klubit, i cili tani duket në vështirësi të mëdha, teksa kjo vërehet edhe në fushë, ku në 4 ndeshje të zhvilluara deri tani në Serinë B, kanë regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco