Morata: Morëm tre pikë të rëndësishme, duhet të vazhdojmë kështu

Morata: Morëm tre pikë të rëndësishme, duhet të vazhdojmë kështu

23:27, 20/10/2020

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ishte protagonist kryesor në fitoren e ekipit të tij 2-0 ndaj Dinamo Kiev në transfertë, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Spanjolli arriti të realizonte të 2 golat e ndeshjes, duke i dhënë 3 pikët bardhezinjëve.

Pas ndeshjes, Morata foli për “Sky Sport”, ku u shpreh: "Është bukur të luash në Ligën e Kampioneve me këtë fanellë. Është një emocion i veçantë. Çdo vit ekziston mundësia për ta fituar këtë kompeticion dhe ne duam të arrijmë në fund dhe ne luftojmë për këtë. Sot ishte e rëndësishme të fitonim ndaj një ekipi të vështirë. Këto janë tre pikë të rëndësishme".

Çfarë ka ndryshuar në krahasim me ndeshjen ndaj Crotone-s?

"Sot kemi luajtur më shpejt me topin, kundërshtari ka krijuar pak raste, kemi menaxhuar më mirë presionin. Ne duhet të vazhdojmë kështu".

Tre gola në dy ndeshje: "Unë nuk jetoj për gola, nuk janë të rëndësishëm. Më pëlqen të fitoj dhe të luaj për ekipin, më mirë të kem një lojë të shkëlqyeshme."

Goli i dytë: "Unë e njoh mirë Cuadrado dhe kemi biseduar për atë situatë në fund të pjesës së parë.  Ai dha një top për të cilin unë vetëm duhej t'i thoja po " .

A po rritet bashkëpunimi me Chiesa dhe Kulusevskin?

"Ata janë djem të shkëlqyeshëm, janë të fortë dhe do t'i shoh të rriten këtu sepse kanë një të ardhme të sigurt", përfundoi Morata

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco