PSG – Man United: Formacionet e mundshme, ja mungesat...

PSG – Man United: Formacionet e mundshme, ja mungesat...

16:42, 20/10/2020

Sot në orën 21:00 në “Parc de Princes” do të zhvillohet super ndeshja mes Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit e vlefshme për grupin H të Champions Leagues.

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Neymari është i gatshëm për të luajtur pas mungesës ndaj Nimes, megjithatë, Marco Verratti dhe Leandro Paredes nuk janë në dispozicion.

Në dyshim për ekipin vendas janë edhe Thilo Kehrer e Mauro Icardi, ndërsa Angel Di Maria që ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të pezullimit, mund të luajë ndaj ish-skuadrës së tij.

Edhe Ander Herrera do të ndeshet për herë të parë me ish-klubin e tij prej se u largua në vitin 2019. Të pezulluarit në Ligue 1, Marquinhos dhe Layvin Kurzaëa, janë në dispozicion të trajnerit në garën evropiane.

Të dëmtuarit: Juan Bernat, Thilo Kehrer, Marco Verratti, Leandro Paredes.

Në dyshim: Julian Draxler, Mauro Icardi.

Manchester United

Axel Tuanzebe mund ta regjistrojë paraqitjen e parë të Djajve të Kuq që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa Harry Maguire, Phil Jones, Marcos Rojo e Eric Bailly, nuk janë në dispozicion të Ole Gunnar Solskjaer.

Scott McTominay është një tjetër opsion në qendër të mbrojtjes, ndërsa trajneri i Unitedit mund të luajë me tre mbrojtës për të zhvilluar lojë ofensive.

Edinson Cavan është stërvitur vetëm dy herë që nga muaji korrik, ashtu që pritet të mungojë në debutimin potencial ndaj ish-skuadrës së tij.

Juan Mata meriton një tjetër vend në formacionin startues pas lojës kundër Neëcastle United, por Solskjaer mund të luajë me formacionin 3-4-1-2 në Paris.

Formacionet e mundshme:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco