Barcelona s’e mban dot, e ardhmja e Lionel Mesit do të jetë te ky klub

Barcelona s’e mban dot, e ardhmja e Lionel Mesit do të jetë te ky klub

14:24, 19/10/2020

Barcelona pret që Lionel Mesi të largohet drejt Manchester Cityt me parametër zero në përfundim të këtij sezoni.

Sipas informacioneve të “Mirror”-it, klubi i argjentinasit është dorëzuar se mund ta bindë kapitenin për të rinovuar në “Camp Nou” kontratën që skadon pas 8 muajsh.

33-vjeçari, i cili i ka prishur totalisht marrëdhëniet me presidentin Bartomeu, kërkoi të largohej në vitin e fundit të kontratës me katalanasit, por ata nuk pranuan t’ia plotësojnë dëshirën duke e detyruar që të respektojë deri në fund kontratën.

Duke mos dashur që të shkonte në gjyq për të zgjidhur ngërçin, “Pleshti” vendosi të qëndrojë pas një bisede me trajnerin e ri Ronald Koeman.

Numri 10 dëshironte një ribashkim me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola te Manchester City, madje arriti edhe akordin me “Qytetarët”, të cilët shpresojnë ta transferojnë verën e ardhshme.

Dhe të gjitha gjasat janë që kjo të ndodhë në përfundim të sezonit, pavarësisht se Barcelona kishte premtuar se do të luftonte për ta bindur legjendën e klubit për t’u tërhequr në klubin e tyre.

Transferimi i tij në “Etihad” do të varet shumë nga e ardhmja e Guardiolës atje.

Kontrata aktuale e teknikut katalanas skadon verën e ardhshme dhe pa të në krye të Cityt, Mesi mund t’i ndryshojë planet e tij.

Mesi dhe Guardiola ngritën dy herë trofeun e Ligës së Kampioneve gjatë viteve të tyre në Barcelonë.

Por lidhjet e Mesit me Cityn nuk përfundojë këtu. Në “Etihad”, ai do të mund të bashkohej edhe me shokun e tij të ngushtë, Sergio Agueron.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Cityt bëri humor pak ditë më parë, duke thënë se lidhja e atyre të dyve është si ajo e një çifti të moshuarish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco