E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Vllaznisë në atletikë

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Vllaznisë në atletikë

12:07, 18/10/2020

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, ish-trajneri i atletikës, Vildan Tufi. Më 1 qershor të këtij viti, Tufi ishte dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

“Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta dhe kontributin shumëvjeçar si atlet e trajner kampion në sportin e atletikës, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.

 Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe frymëzim për kampionët e ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar“, komentonte Meta për kampionin shkodran.

Tufi, i cili si trajner është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare, vuante nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejën me të, e cila e ka mposhtur ditën e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco