Arsenali eliminon Liverpulin nga Carabao Cup

Arsenali eliminon Liverpulin nga Carabao Cup

23:29, 01/10/2020

Arsenali i Granit Xhakës me fat. “Topçinjtë” kanë eliminuar me 11-metërsha Liverpulin nga 1/8-at e Carabao Cup.

Të dy trajnerët vinin në këtë përballje me ndryshime të shumta në formacione, teksa futbollistët titullarë të aktivizuar ishin me pikatore.

Koha e rregull përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që të besuarit e Artetës u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke  gabuar vetëm një 11-metërsh me Elneni, ndërkohë që për Liverpulin dështuan Origi dhe Uilson.

Vlen për t’u theksuar fakti se titullar në këtë përballje u aktivizua mesfushori Granit Xhaka, që bëri një paraqitje të kënaqshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco