Eksperti i gjykimit: Vinicius në pozicion jashtë loje, por goli ishte i rregullt. Ja arsyeja...

Eksperti i gjykimit: Vinicius në pozicion jashtë loje, por goli ishte i rregullt. Ja arsyeja...

08:39, 01/10/2020

Eksperti spanjoll i gjykimit, Juan Andujar Oliver ka folur rreth golit të fitores së Real Madridit ndaj Valladolidit të dyshimtë të shënuar nga Vinicius Junior.

Sulmuesi i Real Madridit pa topin të dilte nga një mbrojtës i Valladolidit para se të gjente rrjetën për të shënuar golin e fitores për madrilenët.

Edhe pse lojtarët e Valladolidit protestuan duke bërë thirrje për pozitë jashtë loje, Juan Andujar Oliver shpjegon se si zyrtarët morën vendimin e duhur.

“Edhe pse pozicioni i brazilianit është jashtë loje, prekja e fundit e topit vjen nga një kundërshtar, Bruno Gonzalez për të qenë i saktë, gjë që lejon sulmuesin të shënojë”, ka thënë Andujar Oliver për Radio Marca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco