Përcaktohet sa do të qëndrojë kapiteni i Napolit jashtë fushave, humbet ndeshjet e rëndësishme

Përcaktohet sa do të qëndrojë kapiteni i Napolit jashtë fushave, humbet ndeshjet e rëndësishme

18:45, 29/09/2020

Rezonanca magnetike së cilës iu nënshtrua Lorenzo Insigne zbuloi një dëmtim të shkallës së parë në këmbën e majtë.

Kapiteni i Napolit u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Genoas dhe po priste një përgjigje më të saktë sa i përket shkallës së dëmtimit.

Për futbollistin e datëlindjes ‘91 pritet një ndalesë prej të paktën katër javësh.

Kthimi i tij në fushë duhet të ndodhë mes fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Siç ishte njoftuar më parë nga menaxheri i tij, Vincenzo Pisacane, Insigne do të humbasë ndeshjen e kampionatit kundër Juventusit.

Kthimi i sulmuesit nuk ka të ngjarë të ndodhë as për ndeshjen kundër Atalantës, e planifikuar për në 17 tetor në “San Paolo”.

Gattuso mund ta ketë lojtarin përsëri në dispozicion për ndeshjen e Serisë A, më 25 tetor, kur napolitanët të vizitojnë Beneventon.

Insigne nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet as ftesës së trajnerit Roberto Mancini në ekipin kombëtar për miqësoren me Moldavinë dhe sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Polonisë dhe Holandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco