Nuk pranon rinovimin e kontratës, mbrojtësi largohet nga Kukësi

Nuk pranon rinovimin e kontratës, mbrojtësi largohet nga Kukësi

21:13, 27/09/2020

Vazhdon hemorragjia te Kukësit pas përfundimit të aventurës europiane.

Klubi verlindor ka njoftuar sot se mbrojtësi Obanor mbyll përvojën te nënkampionët e Shqipërisë, për ta vijuar karrierën jashtë vendit tonë.

Në njoftimin për shtyp sqarohet se kontrata e 25-vjeçarit mbyllej këtë verë dhe pavarësisht dëshirës për të vijuar bashkëpunimin nga ana e klubit, nigeriani nuk pranoi të rinovonte.

Njoftimi i Kukësit

“Erhun Obanor nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësit nigerian i përfundoi kontrata këtë verë dhe pavarësisht se klubi i ofroi një kontratë të re me kushte shumë të mira, dëshira e futbollistit ishte të provonte një aventurë jashtë Shqipërisë!

Klubi i Kukësit e falënderon mbrojtësin nigerian për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Obi! Thank you Obi!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco