Bayern-Sevilla/ 90 minuta lojë pa fitues, Superkupa e Europës shkon në shtesë

Bayern-Sevilla/ 90 minuta lojë pa fitues, Superkupa e Europës shkon në shtesë

22:55, 24/09/2020

Nuk mjaftojnë 90 minuta lojë për të zgjedhur fituesin në Superkupën e Europës.

Bayern dhe Sevilla barazuan 1-1 dhe gjithçka shkon në kohën shtesë, shkruan SYRI.net.

Spanjollët kaluan të parët në avantazh ndaj bavarezëve nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 13’ Lucas Ocampos goditi në perfeksion duke mposhtur portierin e Bayernit, Manuel Neuer.

Në minutën e 34’ ishte Leon Goretzka i cili finalizoi në mënyrën fantastike super aksionin e baravrezëve duke dërguar topin drejt rrjetës. Për më tepër shikoni klasin e pabesueshëm të Thomas Muller i cili jep pasim me të jashtmen.

Në fraksionin e dytë të lojës Bayerni ishte më kërkues por pa mundur që të shënonte. Vlen të theksojmë që në minutën e 51’ ishte Lewandowski i cili dërgoi topin në rrjetë dhe për arbitrin gjithçka ishte në rregull. 3 minuta më pas ndërhyn VAR-i duke anuluar golin për pozicion jashtë loje.

Deri në minutat e fundit të lojës rezultati qëndroi i pandryshuar 1-1.

Goli i anoluar i Lewandowskit:

Neuer bën heroin 3 minuta nga fundi:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco