Champions/ Salzburg fiton me përmbysje ndaj Maccabi Tel Aviv. Ja rezultatet e ndeshjeve kualifikuesve

Champions/ Salzburg fiton me përmbysje ndaj Maccabi Tel Aviv. Ja rezultatet e ndeshjeve kualifikuesve

23:00, 22/09/2020

Pas një raundi të tretë surprizues, ku Benfika u eliminua nga PAOK, ne patëm mundësi të shikonim sonte raundin e fundit kualifikues në Ligën e Kampionëve, sërish me formatin vajtje-ardhje.

Klubi grek, nuk e ruajti këtë ecuri pozitive pasi u mposhtën nga Krasnodar në transfertë. Skuadra ruse fitoi 2-1 me përmbysje.

Red Bull Salzburg gjithashtu fitoi ndeshjen në transfertë ndaj Maccabi Tel Aviv. Një sukses 2-1 që u arrit me përmbysje nga skuadra austriake.

Dueli midis Slavia Prague dhe Midtjylland përfundoi me rezultat 0-0.

Ndeshjet e kthimit luhen me datë 30 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco