Ish-talenti i Skënderbeut transferohet te skuadra e njohur italiane

Ish-talenti i Skënderbeut transferohet te skuadra e njohur italiane

20:48, 22/09/2020

Dean Liço ka gjetur ekip të ri për ta vijuar karrierën e tij futbollistike. Një prodhim i Akademisë së Skënderbeut, fanellën e të cilit e ka mbajtur veshur deri në ekipin U17, ka zgjedhur Serinë B të Italisë për të vijuar rrugëtimin si profesionist.

Lojtari i Lazios ka lënë bardhekaltrit dhe i është bashkuar skuadrës së Askolit. Mesfushori 20-vjeçar ka firmosur për një periudhë 3-vjeçare me bardhezinjtë, kohë në të cilën do të provojë me çdo kusht të tregojë të gjithë aftësitë e tij për të synuar më pas një vend në një kampionat apo skuadër më të fortë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco