Klopp i ‘klonuar’, shikoni kopjen e pabesueshme të trajnerit. Kjo FOTO po bën namin...

Klopp i ‘klonuar’, shikoni kopjen e pabesueshme të trajnerit. Kjo FOTO po bën namin...

16:57, 21/09/2020

Liverpool ka fituar edhe ndeshjen e dytë të sezonit të ri të Premier League dhe sekreti, përveç një ekipi fantastik, mund të jetë prezenca e 2 “Jurgen Klopp-ave” në stol.

Bëhet fjalë për një shaka pasi tifozët në rrjetet sociale kanë fotografuar vërtet një moment interesant ku duket ngjashmëria e jashtëzakonshme mes trajnerit  gjerman dhe një prej anuarve të stafit.

Një ngjashmëri që ka bërë të shpërthejnë rrjetet sociale me batuta dhe komente argëtuese. Ka nga ata që kanë thënë se Liverpool ka klonuar Klopp për të qenë më i fortë. Të tjerë kanë pyetur nëse pjesëtari i stafit ishte vëllai ose një i afërm i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco