Protestojnë 10 klubet e Superiores, letra drejtuar kryeministrit: Mbaji premtimet...

Protestojnë 10 klubet e Superiores, letra drejtuar kryeministrit: Mbaji premtimet...

16:29, 19/09/2020

10 klubet e Kategorisë Superiore, zbritën sot në fushë jo për të luajtur por për të bojkotuar javën e 2-t në Kategorinë Superiore.

Skuadrat u rreshtuan në fushë së bashku me arbitrat, teksa kapitenët e ekipeve përkatëse, lexuan 1 deklaratë të përbashkët, ku veç të tjerash i kërkohej Kryeministrit të mbajë premtimet e t’i kthejë në fushë.

Të nderuar sportdashës!
Në emër të të gjithë futbollistëve, ju kerkoj falje që ne nuk do të luajmë sot. Fusha dhe topi janë pasioni e dashuria jonë. Ne sot kemi dalë në fushë për të mbështetur kërkesat e drejtuesve tanë, për ti sjellë ato akoma më afër tavolinës se zgjidhjeve.
Futbolli ka kohë që është në vështirësi. Kjo nuk mund të fshihet. Ne dhe klubet tona jemi shumë larg kushteve të kolegëve tanë.
Nuk kerkojme luks, nuk kerkojme pasuri por më shumë vëmendje ndaj lojës më të rëndësishme të shqiptarëve. Duam më shumë fusha për tu stërvitur ne dhe femijet e klubeve që përfaqësojmë. Duam më shumë siguri për të ardhmen e lojës dhe keto arrihen vetëm nëpërmjet një baze të shëndoshë ligjore.

Ne duam vlerësim real të lojës sonë.
Që futbolli të mos lëngojë më dhe fëmijët e të rinjtë, të jenë të sigurtë në ushtrimin e pasionit të tyre.

Katër kërkesat e Ligës janë minimale dhe plotësisht të realizueshme, madje të premtuara nga të gjitha qeveritë në fushata elektorale, e të harruara sapo marrin mandatet. Harresa më e freskët është ajo e Kryeministrit në mars të vitit të shkuar.

I dashur Kryeministër, mbaji premtimet e na kthe në fushë.
Ne shpresojmë shumë në mirëkuptimin e arsyetimin tënd.
Nuk do të kthehemi të luajmë, pa u përmbushur të katër kërkesat e paraqitura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco