Egbo: Shorti me Young Boys? Çdo gjë është e mundur, të japim maksimumin në fushë

Egbo: Shorti me Young Boys? Çdo gjë është e mundur, të japim maksimumin në fushë

22:02, 18/09/2020

Pavarësisht se shorti i vendosi përballë Jang Bojsit në fazën “play-off” në 1 tetor, trajneri i Tiranës Emanuel Egbo beson deri në fund se kampionët bardheblu mund t’ia dalin, megjithëse zviceranët janë favoritë.
Në një lidhje direkte me emisionin “Sport News” në “News 24”, tekniku nigeriano-shqiptar theksoi se presioni është i gjithi mbi rivalët, ndërsa i vetmi shqetësim i tij është nëse 25-herë kampionët e Shqipërisë do të japin maksimumin në atë ballafaqim.

“Shorti me Young Boys– Ndoshta ju mendoni se Zoti nuk na ka buzëqeshur sot por kam besim te Zoti se ai nuk bën gjëra të vogla. Çdo gjë është e mundur në jetë. Nuk jam tip që rrëzohem kur gjërat bëhen të vështira. Besoj deri në fund me mendimin dhe besimin që do ta ketë dhe ekipi. Tirana ka mbetur ekipi i vetëm i Shqipërisë në Europë. Duhet të bashkojmë forcat bashkë të gjithë . Të shkojmë atje për të dhënë 100%. Unë besoj se çdo gjë në botë është e mundur, siç e kemi treguar në kampionat.

Ndeshja në Zvicër – Aq më bukur për mua. Presioni është i gjithi mbi ta,  ne nuk do jemi nën presion. Jemi vetëm nën presion për të dhënë apo jo maksimumin brenda 90 minutave apo në shtesë. Aty kam, merak. Sa mundet ekipi të shkojmë bashkë, sa mundemi të japim 100%. Kjo më shqetëson më shumë se të tjetrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco