Short ‘ferri’ për Tiranën, ja kundërshtari në Europa League

Short ‘ferri’ për Tiranën, ja kundërshtari në Europa League

14:13, 18/09/2020

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën “play off” të Europa Leagues.

Skuadra e vetme e Superligës shqiptare, Tirana ka “peshkuar” kampionët e Zvicrës, BSC Young Boys, ndeshje e cila do të zhvillohet në transfertë për bardheblutë e Egbosë.

Ndeshja do të luhet më 1 tetor, aty ku Tirana do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila do të ishte për herë të parë në histori të klubit bardheblu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Zeneli18/09/2020 17:52

Duke i uruar Tirones te kaloje turin,ju lutem mos permendni me sa pare fiton, e sa humb.Mos e banalizoni sportin si tregeti se neve tifozeve te Tirones na interesojne fitoret, jo parate qe fiton klubi.

Shto koment

Denonco