Cungu shfaqet i zhgënjyer: Eliminim tragjik, por...

Cungu shfaqet i zhgënjyer: Eliminim tragjik, por...

21:20, 17/09/2020

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, u shfaq tepër i mërzitur, pas eliminimit dramatik në sekondat e fundit ndaj Hapoel Ber Shevës. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku shkodran u shpreh:

“Deri në minutën e 90 ishim në avantazh, pavarësisht se ishim me një lojtar më pak. Ndoshta duhet të ishim pak më të kujdesshëm në disa momente. Nuk mund të parashikosh asgjë.

Duhet të ishim më të vëmendshëm. 2 ndërrime të detyruara në pushimin e ndeshjes. Marku dhe Shehi shfaqën shqetësime. U munduam që të bënim të pamundurën për t’i rikuperuar. Na u prishën ekuilibrat dhe alternativat nuk i kishim. Kundërshtari luftonte nga krahët dhe kërkonte të shfrytëzonte me krosimet.

Nuk mund të fajësoj asnjë lojtarë. Do t’i komplimentoj djemtë për lojën që kam bërë. Është e vështirë të luash në inferioritet numerik. Kishim problemet tona, rritmi ishte i ulët në pjesën e parë. I vlerësuam më shumë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë besuam më tepër, krijuam situata, erdhi dhe goli. Inferioriteti numerik është dukshëm. Jo gjithmonë ia del me 10 lojtarë. Mërzia është kudo, futbolli i tillë është. Eliminim tragjik, por nuk është fundi i botës", u shpreh Cungu për "Super Sport".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco