3 opsionet për të ardhmen e Luis Suarez

3 opsionet për të ardhmen e Luis Suarez

16:56, 16/09/2020

Tani është konfirmuar, të paktën nga shtypi katalanas: Luis Suarez nuk do të bashkohet me Juventusin. Dhe kjo, për arsye administrative, pasi ai nuk mundi të merrte kombësinë italiane përpara regjistrimit të lojtarëve për Champions League dhe Serie A. Siç shpjegohet nga e përditshmja “AS” , El Pistolero konsideron tre mundësi për të ardhmen e tij : qëndron te Barcelona, ??bashkohet me Atletico Madrid ose nënshkruan me PSG.

Opsioni i parë është gjithnjë e më i mundur dhe Lionel Messi do të ishte shumë i favorshëm për të. Sa i përket Atletico Madrid, gjithçka do të varet nga e ardhmja e Diego Costa dhe Morata, por mundësia për të luajtur me bardhekuqtë e tërheq sulmuesin uruguaian. Edhe kampionët e Francës kanë hyrë në garë, për 33 vjeçarin, por për ta do të jetë më e vështirë firma me lojtarin, pasi dy opsionet e para janë më të pëlqyera nga Suarez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco