Gresild Lika nuk është më pjesë e Luftëtarit, lamtumirë emocionuese e futbollistit

Gresild Lika nuk është më pjesë e Luftëtarit, lamtumirë emocionuese e futbollistit

21:20, 15/09/2020

Gresild Lika edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Luftëtarit. Pak ditë më parë, ai paditi në DHZK për rroga të pamarra klubin bluzi. Por duket se Lika, sot ka fituar gjyqin edhe pse siç e thotë edhe vete nuk donte që të ndahej në këtë mënyrë me klubin bluzi. E për më tepër u shpreh mirënjohje të gjithëve, në klub, por edhe në Gjirokastër, që sipas tij ka qenë një eksperiencë shumë e bukur.

Për Likën ka oferta nga shumë skuadra të elitës sonë, por edhe nga klube të Kroacisë, duke qenë se vjet ka spikatur në Superiore si mesfushor, por edhe si një shënues me eurogola në shumë ndeshje, padyshim duke qenë edhe lider te Luftëtari.

Ja postimi që ka bërë pak minuta më parë Gresild Lika në profilin e tij në “Instagram”….

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco