Donnarumma i kërkon Milanit 10 milionë ero për rinovimin e kontratës

Donnarumma i kërkon Milanit 10 milionë ero për rinovimin e kontratës

15:11, 11/09/2020

Rinovimi i Ibrahimovic dhe transferimi i Tonalit ka sjellë një frymë optimiste te Milani që po bëhet gati për sezonin e ri.

Sidoqoftë, gjërat nuk po ecin edhe aq mirë te “Djalli”, që tashmë ka një problem që duhet ta zgjidhë sa më shpejt.

Rinovimi i kontratës së portierit Gianluiggi Donnarumma dukej se nuk do të ishte problem për kuqezinjtë, por në fakt po ndodh e kundërta.

Gardiani ka një kontratë me Milanin që skadon në 2021-in, ndërkohë kërkesa e menaxherit të Donnarummës, Mino Raiola, për një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ka vendosur në pozita të vështira drejtuesit e “Djallit”.

Këta të fundit kanë shfaqur gatishmërinë e tyre që gardiani të përfitojë një pagë më të lartë se 6 milionë eurot që merr aktualisht, por oferta e tyre është shumë larg asaj që kërkon Raiola.

Milani ndodhet në vështirësi, pasi nuk dëshiron që të humbasë një portier si Donnarumma me parametra zero.

Momentalisht oferta e “Djallit” është 7 milion euro në sezon dhe portieri të qëndrojë te Milani deri në vitin 2024.

Ekziston edhe opsioni që Giggi të qëndrojë për më pak vite, deri në 2022-in ose 2023-in.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco