Higuain prish kontratën me Juventusin, udhëton drejt klubit të ri

Higuain prish kontratën me Juventusin, udhëton drejt klubit të ri

09:01, 11/09/2020

Pas një takimi të mbajtur mes Nicolas Higuain, vëllait menaxher të Gonzalo Higuain dhe drejtuesve të Juventusit, është arritur marrëveshja për prishjen e parakohshme të kontratës së sulmuesit argjentinas me klubin bardhezi.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave Gonzalo Higuain ka fluturuar menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të nënshkruajë me Interin e Miamit në MLS-në amerikane.

Sulmuesi argjentinas kishte edhe një vit kontratë me Juventusin dhe kishte refuzuar prishjen e parakohshme të saj, por duket se ka gjetur marrëveshjen duke përfituar edhe një pjesë të pagës së vitit të ardhshëm.

Higuain u transferua me bujë të madhe te Juventusi në verën e 2016-ës, pasi bardhezinjtë paguan më tepër se 90 milionë euro për kartonin e tij te Napoli, por nga viti në vit performanca e tij erdhi në rënie dhe së fundi u shndërrua në një barrë për torinezët.

Trajneri i sapoemëruar i Juventusit, Andrea Pirlo, e deklaroi që në intervistën e parë se i ka kërkuar argjentinasit largimin, pasi nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe tashmë rrugët e bardhezinjve me Higuain duket se janë ndarë përgjithmonë.

Sulmuesi 32-vjeçar do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga David Beckham, ku do të gjejë edhe shokun e skuadrës te Juventusi, Blaise Matuidi, i cili u largua vetëm pak ditë më parë nga bardhezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco